Nëse shihet në ëndërr ringjallja (Kiameti) dhe shenjat e saj

NËSE SHIHET NË ËNDËRR RINGJALLJA (KIAMETI) DHE SHENJAT E SAJ
Nëse shihet në ëndërr kiameti, kjo tek njerëzit e mirë aludon
për katër forma: shpëtim, gëzime, sukses, përmirësim dhe
përfundim të mirë, kurse tek të këqijtë është e kundërta.
E, kush sheh në ëndërr shenjat e kiametit, si: fryrja e surit,
dalja e Diellit nga perëndimi, dalja e kafshës apo diçka të
ngjashme me to, atëherë kjo komentohet si sprovë (fitne); do
të paraqitet sprova dhe do të shkatërrohet në të populli, por
do të shpëtojë një pjesë e tij. Ai që ka parë këtë ëndërr
duhet të pendohet.
E, kush sheh se është marrë dhe është dërguar te vendi ku
jepet llogaria, atëherë kjo aludon se ai gjendet në gjendje
hutimi, argumentuar kjo nga fjala e Allahut subhanehu ue
teala: “Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e
ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të.”
(Enbija, 1)
Shikimi në ëndërr i llogarisë që jepet në Ditën e Kiametit
komentohet në gjashtë forma: dënim nga kryetari, punë,
sëmundje, pikëllim, lodhje, ose jetë e shkurtër.
FJALOR I KOMENTIMIT TË ËNDËRRAVE
(Rregullat dhe bazat për komentimin e ëndrrave
të përmbledhura nga fjalët e dijetarëve)

kiameti-shqip