ÇIFTËZIMI I URREJTJES DHE SHPIFJES

Deklarimi i Albin Kurtit para pak ditësh për përkatësinë fetare dhe për respektimin e të drejtës fetare është pritur keq nga shumë individë. Nuk ka qenë vetëm Alma Lama ajo që e ka ndier veten të fyer nga Albini. Edhe Arben Idrizi është ndier i fyer, por, siç duket, jo personalisht, sikur në rastin e Almës, por, për shkak të “tradhtisë” ndaj asaj që ai e konsideron si diç të përbashkët ndërmjet tij dhe ideologjisë së VV-së: -ateizmit. Për ta shprehur mllefin, Arbeni ka pritur, por jo gjatë, për t’iu revanshuar VV-së, të cilën edhe ashtu e ka në thumb shpesh. Ai ka marrë pretekst protestën e fundit të VV-së dhe dhunën e ushtruar në të, për të sulmuar VV-në dhe jo vetëm atë. Ai, me sa shihet, ka dashur t’i “qërojë” hesapet edhe me myslimanët. E ka penguar Albini me deklaratën e tij dhe ai tashmë ka arritur të gjejë një element të përbashkët ndërmjet ekstremistëve dhe VV-së, dhunën, e cila në të ardhmen mund t’i gjej edhe si formacione në aleancë. Krejt këtë e ka bërë në një shkrim në portalin gazetaexpress.com me titull “A po çiftëzohet vetëvendosje me ekstremizmin islamik(?)” Se kë e ka për qëllim me ‘ekstremistë’ unë nuk e di, pasi që nuk po di kujt t’i besoj, këtyre maskarenjve që akuzojnë myslimanët për ekstremizëm apo atyre raporteve të shumta që tash e disa herë kanë sqaruar se Kosova nuk rrezikohet nga ekstremizmi fetar?! Janë ekstremitet tjera që rrezikojnë atë, gjithsesi edhe ky i ideologjisë së Arbenit. Arben Idrizi është ateist. Kështu deklarohet vet. Dhe këtu i dhemb pse VV-ja deklaroi një qëndrim të matur përkitazi me fenë. Për këtë u ngut dhe e mundua ta bastardonte VV-në me deklarata urrejtëse se kinse ajo aq ka arrogancë saqë nuk kërkon as falje. Por, nuk ndodhi kështu. VV-ja kërkoi falje.
Arbeni shfaqi urrejtjen e tij edhe ndaj fesë, dhe kjo nuk është hera e parë që e bën, porse, ndryshe nga herët tjera, ai kësaj radhe shfaqet edhe shpifës. Ai dhunën e sheh si instrument fetar. Ky konstatim makabër i tij është shumë i rëndë për çdo mysliman, “ekstremist” qe apo jo. Ata që lexojnë në Kur’an: “Në fe nuk ka dhunë…” (Kur’ani: 2:256) dhe në thëniet profetike: “O ju robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar Vetes Sime dhunën-padrejtësinë dhe atë e kam ndaluar edhe në mesin tuaj, andaj mos i bëni padrejtësi njëri tjetrit….” (Muslimi: 2577), nuk mund të pajtojnë kurrë me të. Ai ka zgjedhur të jetë ateist dhe kjo asnjëherë nuk i jep të drejtën që të sulmojë të tjerët. Ai bën shumë gabim kur çdo gjë të keqe e radhit natyrshëm me fenë. Ai nuk beson në Zot dhe nuk ka respekt për Të, por kjo nuk ia jep të drejtën të blasfemojë dhe ta përqesh Zotin e atyre që emrin e Tij e shkruajnë me “Z”të madhe.
Unë dua ta them edhe një gjë, që ne muslimanët e kemi kriter dhe parim. Ne nuk i hyjmë askujt në zemër ta zbulojmë në është apo jo besimtar. Ne nuk kemi mandat dhe autoritet nga Zoti që njerëzve tua mbyllim derën, madje as Arbenit që është ateist. Kushdo që pendohet, ai është i mirëseardhur në shoqërinë myslimane. Kështu ka vendos Zoti. Por, ajo që nuk mund ta kuptojmë dhe e cila po na terrorizon është urrejtja e madhe ndaj fesë, e cila në rast të çiftëzimit me shpifjen, siç u tentua nga Arbeni, do të jetë është rreziku dhe e keqja më e madhe.

lapsi