Ndalimi i marrëdhënieve seksuale me gruan gjatë menstruacioneve

love-300x300

DISPOZITAT LIDHUR ME MARTESËN DHE ME MARRËDHËNIET INTIME

• Ndalimi i marrëdhënieve seksuale me gruan gjatë menstruacioneve • ..(11)

Buri e ka të ndaluar që të ketë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten derisa ajo është në menstruacione, për shkak të ajetit në të cilin Allahu i Lartësuar thotë: Të pyesin ty (Muhamed) për të përmuajshmet e femrave.

Thuaju: “Ajo është gjendje e dëmshme.” Prandaj, gjatë kësaj kohe, mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen.

Pasi të pastrohen, atëherë afrohuni tek ato ashtu si ju ka urdhëruar Allahu. Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen. (EL-Bekare 2, 222)

Lidhur me këtë temë, ekzistojnë edhe hadithe të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem.

1). Në hadithin e parë thuhet: “Kush kryen marrëdhënie intime me gruan derisa ajo është në menstruacione ose në vrimën anale apo shkon te falltori dhe i beson se çfarë ai thotë, ai e ka mohuar atë që i është shpallur Muhamedit salallahu alejhi ue selem.”

->(Hadithi është sahih. Transmetojnë autorët e Suneneve, ashtu siç e tham këtë në kapitujt e mëparshëm.)<-

2.) Në hadithin e dytë transmetohet prej Enesit radijAllahu’anhu se kishte thënë: “Hebrenjët gratë e tyre, deri sa ishin me menstruacione, i largonin prej shtëpive, nuk hanin e as nuk pinin me to e as që përziheshin me to nëpër shtëpi.

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ishte pyetur lidhur me këtë dhe i ishte shpallur ajeti: Të pyesin ty (Muhamed) për të përmuajshmet e femrave. Thuaju: “Ajo është gjendje e dëmshme.” Prandaj, gjatë kësaj kohe, mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen.(EL-Bekare 2, 222)

Dhe Pejgamberi salallahu alejhi ue selem kishte thënë: “Përzihuni me to dhe punoni të gjitha gjërat me to përveç marrëdhënieve seksuale.” Pas kësaj, hebrenjët kishin thënë: “Çfarë dëshiron ky njeri, nuk gjendet gjë në fenë tonë të cilën ai nuk e kundërshton.”

Usejd b. Hudajri dhe Ubade b. Bishri kishin shkuar te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe i kishte thënë: “O i Dërguari i Allahut, hebrenjët po thonë kështu, vallë ne nuk bëjmë marrëdhënie me gratë tona gjatë menstruacioneve.” Fytyra e të Dërguarit të Allahut u ndryshua, ashtu që ne menduam se u zemërua mbi këta dy persona. Ata dolën, por ata i priti dhurata e Pejgamberit në qumësht. Ai e dërogi dikë pas tyre dhe ju dha të pinë.

Atëherë menduan se ai nuk ishte zemruar me ta.” ->(E përmend Muslimi dhe Ebu Avene në Sahihet e tyre. Po ashtu edhe Ebu Davudi, ndërsa këto janë fjalët e tij.)<- ? Kefareti për personin që ka marrëdhënie intime me gruan gjatë menstruacioneve ?

Atë njeri që e pushtojnë epshet dhe kryen marrëdhënie intime me gruan e tij para se ajo të pastrohet prej menstruacioneve, ai duhet të japë sadaka në një lartësi prej gjysëm funte angleze të aritë ose një të katërtën e saj për shkak të hadithit të cilin e transmeton

Abdullah b. Abbasi prej Pejgamberit salallahu alejhi ue selem i cili lidhur me këtë kishte thënë: ”

Jep një dinar ose gjysëm dinari.” ->

(E Përmendin autorët e Suneneve, Teberani në “Mu-xhumul-kebir”, Ibënul Arabi në Mu’xhemu, Deramiu, Hakimi, Bejhekiu me zinxhir sahih sipas kushteve të Buhariut.

Vlera e një dinarit të aritë është një çerekut osmanlij që peshon 1.80 gr. (vër. recens.)<- —————– ——————————————–

Pjesë nga libri: “Kënaqësia bashkëshortore” Autor: Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë ————————————————— ———-