Çështje të ndryshme rreth agjërimit

Përdorimi i pikave të syrit

E sakta është se përdorimi i pikave të syrit nuk e prish agjërimin. Edhe pse në lidhje me këtë çështje ka kundërshtime në mesin e dijetarëve. Ku disa prej tyre thonë: “Nëse shija e tyre arrin në fyt, atëherë ato e prishin agjërimin”. Por, e sakta është se ato nuk e prishin agjërimin në asnjë gjendje. Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15 dhe shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19

Pastrimi i dhëmbëve me pastë dhëmbësh

Pastrimi i dhëmbëve me pastë dhëmbësh nuk ia prish agjërimin personit. Njësoj si misvaku. Po ashtu dhe përdorimi i pikave të syrit dhe të veshit nuk e prishin agjërimin sipas fjalës më të saktë të dijetarëve. Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15 dhe shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19

Përdorimi i kohlit

Përdorimi i kohlit për gratë dhe burrat nuk e prish agjërimin sipas fjalës më të saktë të dijetarëve. Por, përdorimi i tij natën është më mirë. Po ashtu dhe gjërat me të cilat arrihet zbukurimi i fytyrës siç është sapuni, pomada, kremat etj., që kanë të bëjnë me pjesën sipërfaqësore të lëkurës nuk e prishin agjërimin. Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15

I lejohet personit të përdorë sumposto (supozitorë) nëpërmjet anusit kur është sëmurë, sepse kjo nuk konsiderohet ngrënie dhe as pirje. Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19

Përdorimi i spraitit

Përdorimi i spraitit për astmë nuk e prish agjërimin. Kjo është diçka e vogël e mbushur me ilaç të lëngëzuar, i cili përmban tri elemente: ujë, oksigjen dhe disa barëra. Shejh Ibën Bazi, shejh Ibën Uthejmini, shejh Abdullah bin Xhibrini dhe Komisioni i Përhershëm për studime dhe fetua.

Vendosja e kënasë nuk e prish agjërimin. Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19

Masturbimi e prish agjërimin dhe personi duhet ta agjërojë (kompesojë) këtë ditë dhe të pendohet te Allahut për këtë vepër. Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15

Dalja e gjakut nuk e dëmton agjëruesin (nuk ia prish agjërimin) përveç rastit të hixhames. Nëse personi bën hixhame, atëherë e sakta është se agjërimi i tij prishet. Edhe pse në këtë çështje ka kundërshtim në mesin e dijetarëve (ku shumica e tyre thonë nuk e prish),[1] por e sakta është se ai e prish agjërimin me bërjen e hixhames. Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15

Dalja e spermës kur personi është në gjumë nuk e prish agjërimin, sepse kjo nuk ka ndodhur me dëshirën e tij. Kështu që nuk ka detyrë ta kompesojë këtë ditë, porse ka detyrë të lahet (marr gusul) nëse sheh shenjat e spermës në rrobat e tij. Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15 shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19

Pikat e hundës e prishin agjërimin nëse ato arrijnë në stomak. E nëse nuk arrijnë në stomak, atëherë agjërimi nuk prishet. Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15 shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19

Dhënia e gjakut për bërjen e analizave nuk e prish agjërimin. Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15 shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19

Përdorimi i pomadës apo kremave për buzët dhe hundën nuk e prishin agjërimin. Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19

Vjellja pa dëshirë nuk e prish agjërimin, ndërsa kur personi vjell qëllimisht, agjërimi i tij konsiderohet i prishur dhe ai duhet ta kompesojë (agjërojë) atë ditë. Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15 shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19

Përdorimi i injeksioneve (gjilpërave) ushqyese e prishin agjerimin. Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15 dhe shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19

Lejohet perdorimi i pencilinës kundër etheve (temperaturës), sepse ajo nuk konsiderohet ngrënie dhe as pirje. Shejh Ibën Uthejmini në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 15

Lejohet përdorimi i temjanit me kusht që përsoni mos ta thithë atë. Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) në “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15

Ilaçet që përdoren në formë gargare nuk e prishin agjërimin nëse personi nuk i gëlltitë. Por ai mos ta bëjë një gjë të tillë vetëm në rast kur e ka të nevojshme, ndërsa agjërimi nuk prishet nëse nuk fut diçka prej saj në stomak.

Dializa e prish agjërimin dhe e bën detyrë kompesimin (agjërimin) e asaj dite. Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) në “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15 dhe Komisioni i Përhershëm për studime dhe fetua.

Gruaja lehone nëse pastrohet para dyzet ditëve i lejohet të agjërojë, të falet, të kryej haxhin dhe umrën dhe i lejohet bashkëshoetit të sja që t’I afrohet (të kryej marrëdhënie intime). Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) në “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15

13428480_291531554522588_87958005000656620_n.jpg